Lajme
Rusia për “operacionin special”: Po çlirojmë Ukrainën, hymë për ta çarmatosur
Demokracia
12:23 | 25 Shkurt 2022

Share:

Rusia thotë se operacioni ushtarak në Ukrainë, po bëhet për çarmatosjen dhe për çlirimin e ukrainasve. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, thotë se presidenti Volodimir Zelenski po gënjen kur thotë se është i hapur për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës.

“Në përputhje me detyrimet tona aleate, Presidenti Putin vendosi të kryejë një operacion të posaçëm ushtarak për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës në mënyrë që, të çliruar nga kjo shtypje, vetë ukrainasit të mund të përcaktojnë lirisht të ardhmen e tyre.

Presidenti Zelensky ju tha një gënjeshtër, thjesht po ju mashtronte. Zelensky përmendi negociatat në të paktën dy dimensione: së pari, kur ai refuzoi kategorikisht të respektonte marrëveshjet e Minskut dhe gjatë gjithë kohës, u bëri thirrje aleatëve perëndimor për të mbledhur formatin e Normandisë me ose pa arsye, duke mos garantuar që takimet të shoqërohen me rezultate konkrete. Ai po ju thotë gënjeshtra tani, duke pretenduar me fjalë të thjeshta se është gati të diskutojë një status neutral për vendin e tij.

Rusia ofroi më herët çdo opsion për të garantuar sigurinë. Prandaj, Presidenti Zelensky është i vetëdijshëm për mundësitë e humbura”, tha Lavrov./A2

Të ngjashme