Lajme
Rusia pushton Bahmut-in? Vagner: Ia dorëzojmë Moskës më 1 qershor, Kievi e mohon
Demokracia
15:43 | 22 Maj 2023

Share:

Ndërsa Ukraina këmbëngul se beteja Bahmut-in vijon, Moska konfirmon se qyteti lindor për të cilin ka luftuar ethshëm prej disa muajsh, ka rënë tashmë në duart e trupave ruse.

Kreu i grupit Mercer Vagner, që udhëhoqi përpjekjet për pushtimin e qytetit lindor, Jevgjeni Prigozhin u zotua të kalojë kontrollin e tij tek ushtria ruse, nga 25 maji deri në një qershor

Nuk ka më ushtarë ukrainas në Bahmut, pasi ne nuk marrim më të burgosur. Ka një numër të madh trupash të ushtarëve ukrainas. Bahmut është në kontrollin tonë të plotë, në të gjithë kufijtë e tij ligjor, deri në centimetrin e fundit. Por autoritetet në Ukrainë pretendojnë se trupat e tyre kane ende një këmbë brenda qytetit dhe po vijojnë avancimin në periferi të tij, edhe pse intensiteti i lëvizjes është reduktuar.

Në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes në telegram thuhet se trupat ukrainase kontrollojnë disa struktura private në zonën Litak të qytetit.

“Deklaratat e Prigozhin nuk janë të vërteta, si zakonisht. Njësitë tona atje kontrollojnë disa godina dhe kanë ndërtesa të fortifikuara në pjesën jugperëndimore të qytetit. Analistët thonë se Bahmut, i reduktuar tashmë në rrënoja, nuk ka shumë vlerë strategjike, por pushtimi i tij do të ishte një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës, deri më tani,” deklaroi Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i trupave ukrainase.

Deklaratat e palëve gjatë këtyre ditëve kanë qenë kontradiktore. Nga Japonia, ku mori pjesë në samitin e G7, presidenti Volodimir Zelenski tha se Bahmuti nuk është pushtuar nga Rusia, edhe pse pranoi se nga qyteti s’kishte mbetur asgjë.

Sakaq, homologu rus, Vladimir Putin përgëzoi mercenarët e Vagnerit, siç tha për marrjen e kontrollit të qytetit. Marrja e Bahmut, do e çonte Rusinë më afër qëllimit për të kontrolluar të gjithë rajonin e Donjetskut.

Të ngjashme