Lajme
Rusia përgatitet për protestat e fundit për Navalnyn
Demokracia
08:39 | 31 Janar 2021

Share:

Autoritetet ruse kanë mbyllur stacionet e metrosë dhe po kufizojnë lëvizjen në Moskë, përpara tubimeve të planifikuara në mbështetje të liderit të burgosur të opozitës Alexei Navalny.

Shumë restorante dhe dyqane në qendër të qytetit do të mbyllen dhe transporti tokësor do të devijohet, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Më shumë se 4,000 njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë gjatë tubimeve javën e kaluar.

Navalny u burgos kur u kthye në Rusi pasi u shërua nga një përpjekje për ta vrarë atë me një agjent nervor.

Figura e opozitës u arrestua në 17 janar për mosrespektimin e një dënimi me kusht. Ai sapo kishte ardhur nga Berlini, ku kaloi disa muaj duke u rikuperuar nga sulmi gati fatal./Demokracia

Të ngjashme