Auto&Tech
Rusia kërcënon TikTok-un me gjobë
Demokracia
09:20 | 28 Janar 2021

Share:

Ditëve të fundit në TikTok dhe rrjete të tjera sociale vazhdimisht kanë qarkulluar video të protestave në Rusi, edhe pse Rusia bëri kërkesë që këto postime të fshihen.

Facebook, Twitter, TikTok dhe të tjerë nuk arritën të përmbushin këtë kërkesë për heqjen e postimeve tha vëzhguesi i mediave Ruse dhe për këtë do të gjobiten,raportojnë mediat e huaja dhe transmeton Demokracia.com

Gjobat mund të jenë deri në 4 milion rubla (53,000 dollarë).

Arsyeja e gjobës është se këto rrjete sociale po nxisin të rinjtë të dalin në protesta dhe të sillen dhunshëm.

Këto protesta janë bërë në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny. /Demokracia.com

 

Të ngjashme