Lajme
Rusia humb statusin e kombit më të favorizuar në SHBA| Cilat janë dy shtetet tjera pjesë e kësaj liste?
Demokracia
19:21 | 11 Mars 2022

Share:

Të premten Rusia ka humbur statusin e saj si “komb i favorizuar” në SHBA, duke iu bashkuar edhe dy shteteve të tjera, Kubës dhe Koresë së Veriut.

Presidenti Joe Biden ka konfirmuar se SHBA-ja do t’ia largojë përfitimet Rusisë, nga të qenit “komb i favorizuar” në SHBA, përcjell Demokracia.com.

Çfarë nënkupton ky vendim?

Një vendim i tillë i mundëson dhe i hapë dyert SHBA-së që t’u vendos importeve ruse tarifa. Ekonomia e Rusisë në këtë kohë është duke vuajtur shumë nga sanksionet ekonomike që ia kanë vendosur një pjesë e madhe të vendeve të botës.

Përveç Rusisë, Kuba dhe Koreja e Veriut janë pjesë e shteteve që nuk e gëzojnë një status të tillë në SHBA, përcjell Demokracia.com.

Statusi i kombit më të favorizuar, i referuar zyrtarisht si marrëdhënie normale tregtare të përhershme në Shtetet e Bashkuara, u jep vendeve avantazhe specifike tregtare, duke përfshirë tarifat e reduktuara për mallrat e importuara.

Vendimi i SHBA-së ka mbështetjen dypartiake në Kongres dhe Biden e mbrojti masën duke thënë se nevojitet ndihmë për ta bërë Rusinë një “pari globale ekonomike dhe financiare”./Demokracia.com/

Të ngjashme