Lajme
“Rusia do ta paguaj shtrenjtë çmimin”: NATO aktivizon Forcën e Reagimit me 40 mijë trupa
Demokracia
19:24 | 25 Shkurt 2022

Share:

Për herë të parë në histori, NATO ka aktivizuar Forcën e Reagimit, e cila përbëhet nga 40 mijë trupa që kryejnë rolin e mbrojtjes. Kjo është konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Ai ka thënë se Rusia duhet të bëhet gati, pasi që do ta paguaj shtrenjtë çmimit gjatë viteve në vazhdim, përcjell Demokracia.com.

Soltenberg në konferencë për media ka thënë se NATO do t’i vendosë trupat në lindje të Evropës.

“Aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe po dërgojmë elementë të forcave të NATO-s në det, ajër e tokë për të forcuar pozicionin tonë dhe të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme ndaj nesh. SHBA-të, Kanadaja dhe aleatët Evropianë kanë sjellë trupa në Lindje të Evropës, nëpër lokacione të ndryshme”, tha Stoltenberg, përcjell Demokracia.com.

Aktivizimi i Forcës së Reagimit vjen pas samitit të jashtëzakonshëm që mbajtën sot shtetet anëtare të NATO-s.

Që të aktivizohet, 30 vendet anëtare të aleancës duhet që të pajtohen, e cila është nën komandimin e gjeneralit Ton Wolters, komandanti suprem i NATO-s./Demokracia.com/

 

Të ngjashme