Lajme
Rusët edhe për festë bombardojnë Kievin, të paktën një i vdekur
Demokracia
14:55 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Një seri shpërthimesh janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Ai tha se një person u vra në distriktin Solomyansk. “Qëndroni në strehimore!”, ka shkruar kryetari i Kievit, Vitaly Klischko në Telegram.

Paralajmërimi erdhi menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën, raporton BBC.

Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Të ngjashme