Auto&Tech
Rusët e pranojnë: Midis 50-70 mijë punonjës të IT-së janë larguar nga Rusia
Demokracia
22:07 | 06 Prill 2022

Share:

Midis 50 mijë dhe 70 mijë punëtorëve të teknologjisë janë larguar nga Rusia që nga fundi i shkurtit, tha Sergei Plugotarenko.

Kështu tha kreu i Shoqatës Ruse të Komunikimeve Elektronike në një debat parlamentar të 22 marsit për të ndihmuar industrinë e IT të kapërcejë krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta dhe sanksionet.

Sipas Radios Evropa e Lirë, ai paralajmëroi se “vala e dytë” e rreth 100 mijë ekspertëve të IT mund të largohet muajin e ardhshëm.

Theksojmë se shumë kompani teknologjike kanë pezulluar punën në shtetin rus pas agresionit në Ukrainë.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Të ngjashme