Lajme
Rusët bombardojnë shtëpitë e ukrainasve – digjen për së gjalli pesë anëtarë të një familje, mesin e tyre edhe tre fëmijë
Demokracia
11:35 | 10 Shkurt 2024

Share:

Rusët po vazhdojnë me pushtimin e shtetit ukrainas, duke mos zgjedhur objektivat e tyre.

Si pasojë e granatimeve ruse janë djegur disa shtëpi private të familjeve ukrainase në Kharkiv.

Si rezultat, një familje për së gjalli janë djegur  pesë anëtarë të një familje – një burrë me gruan dhe tre fëmijët e tyre (7, 4 vjeç dhe 7 muaj) kanë vdekur.

Trupi i burrit u gjet në korridorin e shtëpisë ndërsa nëna dhe fëmijët e saj u përpoqën të shpëtonin veten në banjë.

Ndërkohë, po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të djalit më të vogël, i cili besohet se është bërë ‘shkrumb e hi’.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Të ngjashme