Lajme
Rugova: Kryesia në dorëheqje po përpiqet të imponojë kandidatin e vet për kryetar të LDK-së
Demokracia
22:24 | 18 Shkurt 2021

Share:

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka drejtuar akuza në drejtim të kryesisë në dorëheqje të këtij subjekti politik.

Rezultati i dobët i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 14 shkurt, ka bërë që Isa Mustafa të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të këtij subjekti dhe rrjedhimisht edhe do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri i LDK-së përmes një kuvendi zgjedhor, shkruan Demokracia.com.

Pavarësisht se ende zyrtarisht nuk ka emra për kandidat për të parin e LDK-së, është ish-deputeti i këtij subjekti politik, Naser Rugova, i cili ka thënë se kryesia në dorëheqje po përpiqet të imponojë kandidatin e vet për të parin e LDK-së.

Lexo edhe: 

Dorëheqja e Mustafës dhe Kuvendi Zgjedhor, priten përçarje brenda LDK-së

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rugova ka thënë se, kryetari i ri i LDK-së duhet të vijë vetëm përmes një gare të vërtetë demokratike, me shumë kandidatë dhe me votë të fshehtë.

Postimi i plotë i Rugovës, pa ndërhyrje:

Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve.

Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë. /Demokracia.com/

Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër…

Posted by Naser Rugova on E enjte, 18 Shkurt 2021

Të ngjashme