Lajme
“Rryma lirë, nafta shtrenjtë, s’jetohet në Kosovë me 350 euro” – Disa nga qëndrimet e Kurtit mbi çështjet sociale ndër vite
Demokracia
14:36 | 21 Janar 2024

Share:

Kryeministri Albin Kurti kur ishte në opozitë ishte shumë i zëshëm rreth çështjeve sociale, si për çmimet e naftës, rrymës e pagat.

Kur e mori postin e kryeministrit, Kurti lëre që nuk u mor më me këto çështje, por edhe vazhdonte të nxirrte konkludime se qytetarët nuk duhet të ankohen, shkruan Demokracia.com.

ÇMIMI I RRYMËS

Gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës në vitin 2019, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, deklaronte në media se qytetarët e Kosovës, për fajin e qeverive, po vazhdojnë të paguajnë fatura të larta të enrgjisë elektrike.

“Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike, por e di që Contour Globali nuk vjen në shprehje më, ajo do të na e shtrenjtonte energjinë elektrike dhe ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që s’e paguajnë energjinë elektrike, qofshin në veri ose gjetiu. Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, thoshte Kurti.

Ky premtim i Kurtit lëre që s’u bë realitet, por rrryma u shtrenjtua dy herë.

Kryeministri Kurti bile tha se rryma ishte shumë e lirë saqë qytetarët nuk e dinin as sa paguanin.

“Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës sesa në këto katër vitet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energji elektrike. Aq lirë ka qenë, saqë nuk e kanë ditur as sa paguajnë”, ishte shprehur Kurti para deputetëve në vitin 2022.

ÇMIMI I NAFTËS

Albin Kurti në vitin 2018 si opozitar fliste sesi çmimi i naftës ishte i lartë dhe se po ndikon në bujqësi.

Që prej shpalljes së pavarsisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë. Sistemet e ujitjes janë me shumë defekte teknike dhe pa investime qeveritare. Arat pa ujë shiu prej qielli, janë edhe pa ujitje kanalesh tokësore. Sipër tyre, traktorë të rrallë e që të gjithë të vegjël. Fara e plehu edhe të shtrenjta edhe pa cilësi. Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr. Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari.”, thoshte Kurti në vitin 2018.

Kurse, nën qeverisjen e Kurtit, nafta shkoi deri në 1 euro e 79 centë, ndërkaq momentalisht është rreth 1 euro e 30 centë.

Që prej shpalljes së pavarsisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq,…

Posted by Albin Kurti on Sunday, November 4, 2018

PAGA MINIMALE

Në viti 2020, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar në një kompani gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, se paga në sektorin privat nuk mund të jetë nën 350 euro.

“Është absurde që paga minimale në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ku në pesë vitet e fundit ajo është rritur për 100 euro. Kjo rritje nuk ka ndodhur as për 15 euro në sektorin privat. Shteti duhet të ndihmojë këtu, sepse kjo nuk mund të jetë në rregull dhe nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”, kishte thënë kryeministri Kurti gjatë vitit 2020.

Por, këtë premtim Kurti e harroi. Me 60 vota për dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës në korrik e miratoi Ligjin për Pagën Minimale. Sipas këtij ligji, paga minimale është 264 euro.

Përveç që nuk u bë 350 euro, në Ligjin për Pagën Minimale, Kurti i përjashtoi edhe veteranët e UÇK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme