Lajme
Rrusta e PSD-së: Pushteti ushqen armiqësi, e këndej me tone miratuese e nënkuptuese në takime me Listën Sërpska
Demokracia
14:36 | 10 Korrik 2023

Share:

Kanë filluar reagimet pas publikim të pjesë së parë të përgjimit të bisedave të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, duke thënë se pushteti po vepron “tinxa”.

Ajo ka thënë se pushteti publikisht po shprehet ndërsa “me tone miratuese e nënkuptuese në takime me Listën Serbska”

“Tinxa, kjo është çështja… Vlera e bisedave të publikuara ku dëgjohet Kusari – Simiq duke biseduar është që pushteti ndryshe po jep zë në publik, duke ushqyer armiqësi, e këndej me tone miratuese e nënkuptuese në takime me Listën Serbska. Pse mos me qenë ky takim normal në fund të fundit? Vet i kanë fajet për shpalljet e vazhdueshme kush është armiku.” – ka shkruar ajo në Facebook.

 

Të ngjashme