Lajme
Rrufetë dhe stuhitë shkaktojnë vdekjen e 24 personave në perëndim të Indisë
Demokracia
18:38 | 27 Nëntor 2023

Share:

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrufeve, shiut dhe stuhive të fuqishme që goditën Indinë, kanë njoftuar autoritetet, raporton “BBC” të hënën.

Moti ka dëmtuar shtëpitë e po ashtu ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në bujqësi, në shtetin perëndimor Gujarat.

Stuhitë janë të pazakonta në Gujarat gjatë dimrit, thonë meteorologët dhe ato e kanë zënë vendin në befasi.

Vërshimet dhe rrufetë vrasin mijëra qytetarë në Indi çdo vit.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se rritjet e temperaturave në nivel global po ndikojnë në mot ekstrem.

Edhe të hënën ka pasur reshje të shiut e stuhi në perëndim të Indisë.

Të paktën 18 nga 24 vdekjet raportohet të jenë shkaktuar nga rrufetë.

Të ngjashme