Krahas problemeve shëndetësore tek të sëmurët kronikë, temperaturat e larta mund të shkaktojnë stres dhe ankth.
“Kur këto temperatura tejkalohen, ndizet një alarm që sigurisht ka shenjat e veta tek çdo person. Por shfaqet edhe me një rritje të nivelit të ankthit edhe irritabiliteti duke çuar në ulje të pragut të ngacmueshmërisë dhe duke gjeneruar konflikte ekstreme”, thotë ajo.
Për sa i përket personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, Rreli thotë se për shkak të mjekimeve që marrin, temperaturat e larta nuk ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre.
“Personat që janë diagnostikuar përgjithësisht nuk ka shumë ndikim sepse një person qe e ka identifikuar problematikën e vet përpiqet që të marrë masa që kjo problematikë të mos agravojë më tepër”, sqaron mjekja.
Mjekët këshillojnë që të shmangen daljet gjatë orëve të pikut dhe konsumin e vazhdueshëm të lëngjeve.