Lajme
Rritet perceptimi publik për korrupsion në shkallë të gjerë
Demokracia
13:25 | 25 Korrik 2023

Share:

“Pulsi Publik” i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka publikuar raportin e anketës së opinionit në prill të vitit 2023.

Ndër të tjera në raport vërehet se perceptimi publik në lidhje me korrupsionin, ka shënuar rritje prej 1.4%, krahasuar me anketimin e nëntorit të vitit 2022, dhe prillit të 2022-ës.

“Mesatarisht, 23.5% e anketuarve pohuan se e perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, krahasuar me 21.1% në nëntor 2022 dhe 22.1% në prill 2022. Teksa ky numër ishte në rënie të vazhdueshme që nga dhjetori 2020, kur mesatarisht 28% e të anketuarve pohuan se e perceptonin që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm, në prill 2023 u shënua një rritje për 2.4 përqind krahasuar me nëntorin 2022.”

Tutje aty theksohen institucionet, për të cilat perceptimi për korropsion është më i ulët, deri te ato që besohet se janë më të korruptuarat.

“Policia e Kosovës është perceptuar si më së paku e korruptuar me 7.3% që besojnë se ka prani të korrupsionit në shkallë të gjerë, ndjekur nga Organizatat Ndërkombëtare (14.1%), Komunat (15.8%), Arsimi (16.9%). Organizatat më të korruptuara janë perceptuar të jenë gjykatat (37.7%), ndjekur nga Dogana(35.8%)dheAgjenciaKosovare e Privatizimit (33.7%). Ndryshimet më të mëdha në perceptimet për korrupsionin në shkallë të gjerë janë vërejtur në institucionet e mëposhtme: Dogana (26.9% krahasuar me 35.8% në nëntor 2022), Gjykatat (37.7% krahasuar me 30.8% në nëntor 2022) dhe Administrata Qendrore (25.3% krahasuar me 20.1% në nëntor 2022). Një rënie pozitive e perceptimit për korrupsionin në shkallë të gjerë është vërejtur në lidhje me Policinë e Kosovës (7.3% krahasuar me 13.5% në nëntor 2022), dhe komunat (15.8% krahasuar me 18.4% në nëntor 2022).”

Të ngjashme