Lajme
Rritet numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19 në spitalet e Kosovës
Demokracia
11:10 | 24 Korrik 2022

Share:

Ka shënuar rritje numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportimet e datës 24 korrik 2022, të spitalizuar janë 107 pacientë të cilët po trajtohen nga Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 28 pacientë + 2 pacientë në Repartin Intensiv

-Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

-Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

– Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

-Spitali i Gjakovës,18 tpacientë

-Spitali i Pejës, 11 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Të ngjashme