Lajme
Rrëzohet nga biçikleta në rrugë, vdes 45-vjeçari
Demokracia
20:53 | 15 Maj 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Pogradec ku një 45-vjeçar që po lëvizte me biçikletë ka rënë nga mjeti dhe është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë 45-vjeçari Sokol Latifllari është rrëzuar nga biçikleta në aksin rrugor Lin-Pogradec në vendin e quajtur “Tuneli”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /abcnews.al

Të ngjashme