Lajme
Rrëzohet aeroplani ushtarak bullgar
Demokracia
16:11 | 29 Shtator 2022

Share:

Aeroplani Sukhoi-25 i Forcave Ajrore Bullgare është rrëzuar pranë bazës ajrore Bezmer, në pjesën lindore të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Bëhet e ditur se piloti është hedhur gjatë rrëzimit.

Dimitar Stojanov, ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Admirali Emil Eftimov janë nisur për në bazën ajrore “Bezmer”.

Luftëtarët Suhoi-25, të cilët u modernizuan në Bjellorusi për pak më shumë se 80 milionë euro, mbahen në bazën ajrore “Bezmer”.

Theksojmë se shteti bullgar shpeshherë është kritikuar për pajisjet e vjetra ushtarake, e cila po shkakton edhe dëme materiale.

Ndryshe, Bullgaria është shtet anëtar i aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s.

Të ngjashme