Lajme
Rrezikohen institucionet e shtetit, Xhelal Sveçlës i dështon tenderi për sigurinë e tyre
Demokracia
10:02 | 30 Qershor 2022

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, nuk ka mundur ta çojë deri në fund një tender me rëndësi jetike për sigurinë e institucioneve. Dështimi i këtij tenderi ka vënë në rrezik shumicën e institucionet, të cilat tashmë kanë mbetur të pasigurta.

Ndërtesat dhe objektet qeveritare kanë mbetur të pasigurta edhe për një kohë. Tenderi për sigurimin e tyre nga dëmet i ka dështuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.

Siç është bërë me dije, ky tender ka dështuar pasi kompanitë nuk e kanë ofruar çmimin që ka përcaktuar Ministria e Punëve të Brendshme.

“Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në njoftim, raporton Demokracia.com.

Për këtë tender kanë konkurruar dy kompani, derisa vendimi për anulim është marrë dy ditë më parë.

“Data e vendimit mbi anulimin e procedurës 27.06.2022. Numri i tenderëve të pranuar dy”, thuhet më tej në këtë njoftim.

Dëmet që janë shkaktuar nga viti 2017 deri në 2021 nëpër institucionet e shtetet janë mbi 82 mijë euro.

Sipas dëshmive që ka siguruar Demokracia.com, dëmet më të mëdha ndaj institucioneve ishin në vitin 2020, në mbi 32 mijë euro.

“Dëme e shkaktuara gjatë viteve dhe vlera e dëmeve nëpër vite. Gjatë vitit 2017 janë shkaktuar 9 mijë e 39 euro. Gjatë vitit 2018 janë shkaktuar 15 mijë e 114 euro. Gjatë 2019 janë shkaktuar 10 mijë e 265 euro. Në vitin 2020 dëme kanë pësuar institucionet në vlerë prej 32 mijë e 44 euro. Kurse gjatë vitit 2021 llogaritet se dëmet janë 16 mijë e 654 euro”, thuhet në këtë dokument, përcjell Demokracia.com.

 

Sipas dosjes për këtë tender të shpallur nga MPB kanë konkurruar dy kompanitë “Sigma” dhe “Scardian”. Kompania e parë ka ofruar një çmim prej 80 mijë e 500 euro. Derisa kompania e dytë ka shkuar me një çmim ekstrem të lartë, prej 500 mijë e 886 euro.

Ministria për këtë tender ka parishikuar t’i shpenzojë fiks 70 mijë euro.

Ky institucion kishte bërë edhe një lutje ndaj kompanive që kanë pasur marrëveshje për sigurim të institucioneve, duke kërkuar që ta shtyn datën e ofertimit.

Kjo lutje ka të bëjë me sigurimin ndaj sulmeve terroriste, shkruan Demokracia.com.

“Duke qenë se për riskun e terrorizmit në vlerat e përcaktuara në dokumentet e tenderit është i domosdoshëm mbulimi në ri-sigurim dhe polica ekzistuese përfundon në datë 06.10.2022, do t’ju luteshim të shtynit datën e ofertimit për arsye se ri-siguruesit mund te japin kuptim zyrtar vetëm 30-40 ditë përpara përfundimit të polices ekzistuese”, thuhet në kërkesën e MPB.

Mirëpo, përgjigjja e kompanive ka qenë e prerë, duke thënë se refuzohet kjo kërkesë.

“Refuzohet kërkesa për shtyrje të afatit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ministri Sveçla përmes këtij tenderi ka kërkuar që institucionet të sigurohen edhe nga protestat dhe demonstratat, në të cilat edhe vetë ka marrë pjesë në kohën sa ka qenë në opozitë, madje duke i hequr edhe rrethojat gjatë qeverisjes Kurti 1.

“Sigurimi i ndërtesave të Qeverisë”, sipas MPB duhet nënkuptuar ofrimin e sigurimit të ndërtesave me të gjitha pjesët përbërëse të saja si që janë:

  1. a) pjesët – pajisjet strukturore në të gjitha nivelet:

–           themelet,

–           muret e bodrumit,

–           muret e ndërtesës, muret e fasadës strukturale të ndërtesës, muret që e rrethojnë ndërtesën,

–           dyshemetë,

–           tavanet,

–           kulmet,

–           dyert,

–           dritaret,

–           xhamat,

–           rrethojat pavarësisht nga çfarë janë te ndërtuara si dhe laurat dhe pikat e sigurimit dhe kontrollit  etj.

  1. b) Thyerja e xhamave të dritareve në të gjitha rastet duke  përfshirë, demonstratat, protestat etj.
  2. c) Pajisjet dhe instalimet e montuara në kuadër të ndërtesës si :

– Sigurimi i fasadave në ndërtesat e siguruara

– Sigurimi i rrethojave të objekteve

– Sigurimi i instalimeve në ndërtesa

– Sigurimin e pajisjeve për  furnizim me energji elektrike

– Sigurimin e pajisjeve për furnizim me energji termike

– Sigurimin e pajisjeve për furnizim me ujë dhe kanalizim

– Sigurimin e pajisjeve për sistemet e monitorimit

– Sigurimi i pajisjeve dhe sistemet për furnizim, komandim dhe automatizimi ne ndërtesa

– Sigurimin e pajisjeve ne sistemet dhe materialet e ndërtimtarisë

  1. d) Ndertesat qe duhet siguruar perbahen kryesisht nga keto pajisje dhe sisteme te cilat duhet siguruar.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   –   – – transformatorët,

–   gjeneratorët duke përfshirë edhe rezervuarët e naftës

–   tabelat e ndryshme elektrike me instalimet dhe lidhjet e ndryshme mes tyre, etj

–   ngrohtoret duke përfshirë edhe rezervuarët e naftës dhe  kaldajat etj

–   ashensorët,

–   klimatizimi dhe ventilimi, duke përfshirë chilerat, komorat etj

–   video vëzhgimi, kontrollet me kamera, duke përfshir centralet etj

–   kontrolli dhe lajmëruesëve të zjarrit duke përfshir centralet etj

–   centrali për kontrolli i çasjes me instalimet dhe lidhjet e ndryshme mes tyre,

–   instalimet e ujit me kanalizim duke përfshirë edhe ato sanitare si dhe rezervuarët,

–   hidranteve, me rezervuarët e tyre

–   pompa, ventilator dhe elektromotor të ndryshëm,

–   centraleve dhe lidhjeve telefonike

–   tabelat elektronik edhe automatike me instalimet dhe lidhjet e ndryshme mes tyre etj

–   serverëve me instalimet dhe lidhjet e ndryshme mes tyre etj

–   UPS  me instalimet dhe lidhjet e ndryshme mes tyre etj

–   rrjetin shpërndarës te instalimeve te ndryshmem elektro makinerike të furnizimit

Me rrymë normale, me UPS, të internetit, te telefonisë etj, pikat e kontrollave, skenereve dhe detektorëve te metalit,

  1. e) inventari si dhe mjetet e punës të zyrtareve si dhe të kontraktorëve të cilët kryejnë shërbime në ndërtesat Qeveritare.

“Me sigurim që duhet të ofrohen nga kompanitë siguruese duhet ofruar mbrojtjen siguruese dhe të bëjë kompensimin e  dëmeve që shkaktohen në ndërtesa për të gjitha pikat e specifikuara të ndërtesave dhe pajisjeve te klasifikuara ma lartë nen ( a, b, c, d, e )  nga këto rreziqe pavarësisht nga shkaku i paraqitjes se tyre: 1. Zjarri, 2. Rrufeja, 3. Eksplodimet (përveç atyre nukleare) 4. Terrorizmi, 5. Tërmeti, 6. Stuhia, Fryma, Erërat 7. Përmbytja, vërshimi nga reshjet e Shiut, Bores, Breshëritë 8. Pikjet nga kulmet nga reshjet e Shiut, Bores, Breshëritë 9. Rrjedhja e ujit nga instalimet e ndryshme duke shkaktuar dëme ne hapësira te ndërtesave 10. Thyerja e xhamave nga çfarëdo shkaktari,  11. Dëmtimet e pajisjeve te ndryshme elektrike- makinerike-  12. Rrëzimi i fluturakeve ajrore, 13.Përgjegjësia ndaj palës së tretë. 14. Sigurimi i rastit (ndaj palëve te treta). 15. Sigurimi i ndërtesave Qeveritare nga vandalizmi brenda rrethojës te ndërtesës dhe brenda ndërtesës. 16. Sigurimi Rrethojës Metalike me beton apo muri kur ka rrëshqitje të dheut pavarësisht rrëshqitjes te dheut jashtë rrethoje apo brenda rrethojës të ndërtesës Qeveritare OE e ka obligim të benë sanimin 100% të këtij dëmi. 17. Sigurimi komplet i ndërtesës nga vandalizmi me ngjyrim duke u bazuar ne piken e lartcekur nën a) pjesët – pajisjet strukturore në të gjitha nivelet :  18. OE e ka obligim që sanimin e dëmeve qe behet me ngjyrë apo mbishkrime te ndryshme ne mure dhe fasada te ndërtesave të bën sanimin brenda 2 ditë pune pasi të behet hapja e rastit. 19. OE e ka obligim qe gjitha mbeturinat të shkaktuara nga dëmi siç janë materiali i dëmtuar të ndërtimtari ,elektromakineri  inventor, siç janë xhamat e thyer, amstrong dyshek duhet ti  largon nga ndërtesa dhe ti dërgon ne deponin e mbeturinave jashtë ndërtesës ku ka ndodhur dëmi”.

DOKUMENT| Ja sa milionë euro kanë vlerë të gjitha objektet e institucioneve qendrore të Kosovës – Demokracia

Demokracia.com ka raportuar dje duke treguar se vlera e të gjitha objekteve që janë të vendosura institucionet e Kosovës nuk është me e lartë se 100 milionë euro.

Sipas të dhënave të siguruara shihet sa vlen çdo institucion shtetëror.

Siç është treguar në këtë dokumentacion, vlera e 82 objekteve në listë kanë vlerën e 94 milionë e 517 mijë e 227 euro.

Këto objekte si ndërtimtari dhe arkitekturë është thënë se kanë vlerën e mbi 76 milionë eurove. Kurse vlera e tyre për sisteme-pajisje-elektromakineri është thënë se kap shumën 12 milionë e 651 mijë euro. Ndërkaq, inventari dhe dokumentacioni në të gjitha institucionet e shtetit është vlerësuar më një shumë të parave prej 5 milionë  843 mijë e 562 euro./Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme