Lajme
Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, Berisha: Akt terrorist i urdhëruar nga “Putini i vogël”
Demokracia
18:38 | 14 Qershor 2023

Share:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës ditën e sotme në Veri.

Në një reagim në Facebook, Berisha e ka cilësuar një akt terrorist të urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të cilin e quan “Putini i Vogël”.

Postimi i plotë:

Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.

Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiq.

Të ngjashme