Lajme
Rrahu motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë
Demokracia
08:31 | 02 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e shtunë në Malishevë.

Policia bën të ditur se vëllai ka rrahur motrën e tij, dhe se viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

“DHUNË NË FAMILJE/Malishevë 01.07.2023-21:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme