Lajme
Rrahu gruan dhe u largua nga vendi, arrestohet i dyshuari në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Demokracia
11:45 | 13 Maj 2023

Share:

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar një person, i cili para disa kohësh kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe ishte larguar nga vendi.

Policia njofton se arrestimi i tij u bë më 12 maj.

“Më 12.05.2023 në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas kryerjes së veprës kishte dalë jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme