Sport
Rrahmani: Po përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve, këto dy miqësore na ndihmojnë
Demokracia
15:43 | 23 Mars 2022

Share:

Amir Rrahmani ka folur në një konferencë për media në prag të dy ndeshjeve miqësore të muajit mars.

“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese.

Amir Rrahmani, kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tjerë po përgatiten për ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor dhe se këto dy takime miqësore do t’iu ndihmojnë atyre.

“Jemi duke e përgatit ndeshjen. Jemi duke u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e qershorit në Ligën e Kombeve. Dyja ndeshjet miqësore do të na ndihmojnë shumë”, tha Rrahmani në konferencë për shtyp, përcjell Demokraica.com.

Kosova dhe Burkina Faso takohen më 24 mars nga ora 18:00 në Prishtina, ndërsa pesë ditë më vonë “Dardanët” luajnë në udhëtim te Zvicra. /Demokracia.com/

Të ngjashme