Sport
Rrahmani me Napolin e nis me fitore edicionin e ri në Serie A
Demokracia
21:13 | 15 Gusht 2022

Share:

Amir Rrahmani ka qenë titullar në fitoren e thellë të Napolit si mysafir i Hellas Veronas me rezultatin 5:2. Në këtë formë, mbrojtësi kosovare e nis furishëm edicionin e ri në Serie A me Napolin. Ndeshja u zhvillua të hënën mbrëma në Verona.

Triumfi i Rrahmanit me Napolin erdhi kundër ish-skuadrës së tij ku u bë i njohur në Itali. Kevin Lasagna kaloi në epërsi Hellas Veronën në minutën e 29-të. Napoli ia doli të rikthehet në pjesën e parë duke shënuar dy gola me Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 73-të dhe Victor Osimhenin në kohën shtesë të pjesës së parë.

Verona e nisi mbarë pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në 2:2 me Thomas Henry. Por, kjo ishte krejt çfarë bënë vendasit, pasi Napoli shënoi edhe tre gola deri në fund për të marrë pikë të plota. Piotr Zielinski shënoi për 3:2 në minutën e 55-të. Golin e katër e realizoi Stanislav Lobotka në minutën e 65-të, kurse të pestin zëvendësuesi Matteo Politano 11 minuta para fundit. Fitorja e thellë e dërgon Napolin në vendin e parë.

 

Të ngjashme