ShowBiz
Rrahje në diskotekën “Venom”, dyshohet se është përfshirë një pjesëtar i FSK-së
Demokracia
23:22 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Në diskotekën “Venom” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj jo rrallëherë ka pasur përleshje e incidente të ndryshme mes të rinjve.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, por këtë herë dyshohet të jetë i përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky i fundit dyshohet ta ketë sulmuar fizikisht një 20-vjeçar, duke e goditur me grushte. Për të mos mbaruar me kaq, viktima ka raportuar se i dyshuari edhe e ka kërcënuar me fjalët “T’gjuj prej katit t’dytë”, raporton Sinjali.

Bazuar në dëshminë e viktimës, edhe vëllai i të dyshuarit është përfshirë në këtë rast, duke e kanosur po ashtu se “kam me t’pre n’fyt”.

Dy palët dyshohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe kanë qenë punëtorët e sigurimit ata që kanë arritur ta ndalojnë përleshjen.

Për rastin janë vënë në dijeni edhe Policia e Prokuroria, me ç’rast kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme