Lajme
Rrahja në Deçan, dy të lënduar – dy të tjerë arrestohen
Demokracia
17:33 | 01 Gusht 2023

Share:

Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së martë në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Ai ka treguar se në rrahje kanë qenë të përfshirë katër persona, ku dy prej tyre janë lënduar.

Sipas tij, njëri nga të lënduarit është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq personit tjetër i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF-në në Deçan.

Gashi ka njoftuar se gjithashtu se dy personat e tjerë janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar në stacionin policor./Demokracia.com/

Të ngjashme