Sport
Ronaldo, një tifoz futet në fushë për një selfie: Reagimi është befasues
Demokracia
18:16 | 10 Shkurt 2023

Share:

Cristiano Ronaldo ishte protagonist absolut në ndeshjen e fundit të Al-Nassr. Në ndeshjen e fundit në fushën e Al Wahda, verdheblutë fituan 4-0 falë katër golave të shënuar nga CR7.

Portugezi ishte pra protagonisti absolut i ndeshjes, aq sa shtyu një tifoz të zbriste nga shkallët e stadiumit dhe të futej në fushë, duke i shpëtuar forcave të sigurisë.

Ronaldo i kishte sytë e të gjithë stadiumit te vetja dhe vëmendja e turmës është rritur akoma më shumë pas “pokerit” dhe kalimit të 500 gola të shënuar në kampionate në të gjithë karrierën e tij. Kështu, gjatë pjesës së dytë, papritmas një tifoz u fut në fushë.

Arsyeja? Një tifoz hyri në fushë për të kërkuar një foto të Cristiano Ronaldo-s. Kamerat janë drejtuar menjëherë aty për të kapur momentin, me portugezin që nuk ka ngurruar as për asnjë sekondë në plotësimin e dëshirës së tifozit. Por, ky I fundit është larguar para se të mbërrinin forcat e sigurisë.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024