Lifestyle
Roli i Vitaminës B12 në shëndetin e organizmit
Demokracia
23:16 | 08 Prill 2021

Share:

Vitamina B12 është një nga më të rëndësishmet e kompleksit të vitaminave B. Ajo është e domosdoshme për mëlçinë, sytë, flokët dhe lëkurën.

Kjo vitaminë është e përfshirë në procesin e metabolizmit dhe transformon ushqimin që konsumojmë, në energji,.

Trupi e përdor vitaminën B12 për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, ADN-në, funksionet e sistemit nervor dhe përmirësimin e humorit dhe imunitetit.

Një pjatë me sardele ofron 7.6 mikrogramë vitaminë B12.

Kjo sasi është tre herë më e madhe se rekomandimi ditor për të rriturit që arrin në 2.4 mikrogramë në ditë, transmeton agroweb.

Për fat të mirë, kjo vitaminë e marrë nga ushqimi nuk rrezikon të bëhet toksike nëse merret në sasi më të mëdha.

Trupi prodhon një substancë që kufizon përthithjen e vitaminës B12 dhe pengon mbidozën nga kjo vitaminë.

Produktet shtazore janë ndër burimet më të mira të kësaj vitamine.

Frutat e detit, mishi, shpendët, produktet e bulmetit dhe vezët ofrojnë sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.

Të ngjashme