Lajme
Rohde: U fituan zemrat dhe mendjet në Asamble, tani pesha e rëndë- Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime
Demokracia
21:09 | 16 Prill 2024

Share:

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Për këtë ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ai ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamble, por pastaj ka thënë se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_Neëssot: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar ai në “X”.

Të ngjashme