Lajme
Rohde: Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen
Demokracia
19:00 | 16 Prill 2023

Share:

Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen, duke u pajtuar kështu me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, i cili të dielën ka thënë se pa vonesa duhet të zbatohen marrëeshjet Kosovë Serbi.

”Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tërësisht me këtë deklaratë pajtohet ambasadori gjerman.

“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme