ShowBiz
Rita Ora në Ibiza me bashkëshortin, shijon banjën e famshme me akull
Demokracia
14:18 | 20 Gusht 2023

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ka udhëtuar në Ibiza të Spanjës.

Ajo ka shkuar atje bashkë me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, ku ky i fundit festoi edhe ditëlindjen e tij të 48-të.

Këngëtarja e hitit “Lonely Together” ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografo, nga momentet e këndshme që ka shijuar bashkë me burrin e saj atje.

Ndër të tjerash, Ora ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Ibiza, ka shijuar edhe banjën e famshme me akull – krioterapinë, një metodë e holandezit Wim Hof.

Kjo metodë thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, përshpejtimin e metabolizmit, uljen e inflamacionit, lehtësimin e dhimbjeve të muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, 32-vjeçarja shkroi: “Unë duhet të takoja vet njeriun e akullit Wim Hof këtu dhe ai është sinqerisht më i ëmbli! Madje ai interpretoi disa këngë edhe për ne. Dikush tjetër ka bërë një banjë me akull më parë? Është çmenduri”.

Këto pushime të Ritës vijnë pas sukseseve që artistja shqiptare shijoi me publikimin e albumit të saj më të fundit, “You & I”, i cili doli në shitje gjatë muajit korrik.

Të ngjashme