ShowBiz
Rita Ora flet për “luftën” e saj me ankthin
Demokracia
09:34 | 03 Mars 2024

Share:

Rita Ora ka treguar se është “mësuar të njohë” shenjat që tregojnë se do të pësojë një atak paniku pasi luftoi me ankthin për shumë vite.

Këngëtarja 33 vjeçare tregoi  betejat e saj për shëndetin mendor si dhe metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar ankthin.

Rita tha se merr pjesë rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe, e ndjekur nga një zhytje ose dush i ftohtë dhe u shpreh se ka përdorur akupunkturën dhe metoda të tjera të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat e saj.

“Kam një ankth shumë të keq, mendoj se kushdo në industrinë time ka ankth për të qenë e sinqertë, mendoj se tani është shumë mirë që po flitet për të dhe ka ditë që janë më të mira se ditët e tjera, ashtu si ankthi, thjesht si të kesh sulme paniku. Tani kam mësuar vërtet të kuptoj se kur do të vijë. Bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë duke qëndruar aty për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze, përpiqem të inkorporoj metoda të ndryshme”, u shpreh ajo.

Rita ka folur për shëndetin mendor edhe përmes teksteve në albumin e saj të tretë, duke zbuluar se ajo iu nënshtrua terapisë pas luftës me ankthin.

Të ngjashme