ShowBiz
Rita Ora e nis mëngjesin me vrapim, tregon linjat e përsosura të trupit gjatë stërvitjes
Demokracia
09:27 | 09 Mars 2024

Share:

Ylli i muzikës dhe e njohur për prezencën e saj energjike në skenë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, sapo ka zbuluar sekretin pas formës së saj spektakolare.

Së fundmi, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një video në rrjetet sociale, ku tregon përkushtimin dhe punën e vazhdueshme që bën për të qenë në gjendjen më të mirë fizike.

Videoja e publikuar nga Rita e tregon atë duke ushtruar në palestër, më konkrektisht ndërsa bën vrapim në ‘treadmill’.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në këtë klip, ajo shihet teksa është duke u stërvitur në mënyrë intensive, e veshur në mënyrë sportive dhe tërësisht e përqendruar në aktivitetin e saj ndërsa tërheq vëmendjen me linjat e saj atraktive dhe elegante.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” duket se nuk i lë gjë rastësisë kur vjen puna tek forma dhe shëndeti i saj. Stili i saj i stërvitjes, i kombinuar me veshjen e duhur dhe dinamikën e ushtrimeve, gjendet në fuqinë e saj të të qenit në gjendje të mirë dhe të duket mahnitëse në çdo kusht.

Fansat dhe ndjekësit janë mahnitur nga përkushtimi i saj dhe nga mënyra se si mbetet në formë të shkëlqyeshme. Duket se sekreti pas energjisë dhe performanceve të saj të jashtëzakonshme në skenë është regjimi i rreptë i stërvitjes që ajo ndjek.

Edhe pse jeta e një ylli ndërkombëtar mund të jetë e ngarkuar dhe me shumë angazhime, Rita Ora vërteton se gjetja e kohës për kujdesin personal është gjithashtu esenciale dhe mund të bëhet me stil.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024