ShowBiz
Rita Ora duket mahnitëse në festivalin ‘Ibiza Rocks’, teksa interpreton për fansat në bikini
Demokracia
21:25 | 18 Gusht 2023

Share:

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka performuar së fundmi në një festival në Ibiza të Spanjës.

Ajo u shfaq në një koncert gjatë ditës para një audience gjigante në lazh, gjersa performoi krah DJ-it të njohur, Joel Corry.

Për eventin, Rita kishte veshur një palë bikini dy pjesëshe të gjelbra, duke vënë në pah linjat atraktive të trupit.

Ibiza! Kalova ditën si një befasi në festivalin ‘Ibiza Rocks’ me Joel Corryn, duke interpretuar për herë të parë këngën tonë të re ‘Drinkin’”, shkroi 32-vjeçarja në Instagram.

Rita përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e albnumit të saj më të fundit, “You & I”, të cilin e nxori në shitje muajin e kaluar.

Ajo aktualisht është e angazhuar në spektaklin “The Voice Australia” si anëtare e jurisë. /Telegrafi/

Të ngjashme