Sport
Rinovimi i kontratës Barcelona – Messi, vjen lajmi i fundit nga Spanja
Demokracia
15:25 | 28 Korrik 2021

Share:

Lionel Messi dhe Barcelona janë shumë afër të nënshkruajnë marrëveshjen e re për zgjatjen e kontratës.

Messi aktualisht është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me klubin katalunas ka skaduar më 30 qershor, shkruan Demokracia.com.

Ylli argjentinas ishte i angazhuar me Kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës dhe për këtë arsye rinovimi i tij zgjati kaq shumë.

Sidoqoftë, “El Chiringuito TV”, medium spanjoll ka raportuar sot se Messi ndodhet në ambientet e Barcelonës për të nënshkruar marrëveshjen e re me Barçën.


Mediumi në fjalë ka publikuar një fotografi nga e cila pretendojnë se argjentinasi ka qenë në klubin “blaugrana” për të firmosur detajet e fundit.

Thuhet se Messi do të firmos kontratën e re trevjeçare me Barcelonën.

Manchester City dhe Paris Saint-Germaini ishin dy gjigantt evropian që kanë shprehur hapur interesimin për t’i siguruar shërbimet e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024