Lajme
Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë: “Ktyne nuk ua nin për neve”
Demokracia
11:39 | 12 Gusht 2023

Share:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar para Qeverisë së Kosovës me moton – “Ktyne nuk ua nin për neve”.

Disa të rinj nga Partia Demokratike e Kosovës janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse

“Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”, ishin disa nga parullat që u shfaqën gjatë kësaj proteste.

Arbnora Salihu, Kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës nuk mund të festojë, por të protestojë ndaj një Qeverie e cila, sipas saj, nuk e ka prioritet rininë.

“Vetëm në dy vitet e fundit janë larguar rreth 100 mijë të rinjë nga Kosova. Të rinjtë në Kosovë, çdo ditë po ballafaqohen me kosto të lartë të jetesës, mungesë të infrastrukturës së nevojshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, mungesë të vendeve të reja të punës etj.”, ka thënë ajo.

“Një gjë është e vërtetë. Kjo Qeveri po dëshmon se nuk ua nin për neve. Prandaj, edhe ne, nuk kemi kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar”.

Kjo protestë e Rinisë Demokratike të Kosovës po zhvillohet në kuadër të “Muajit të Rinisë”, gjatë së cilit rinia e PDK-së ka organizuar një sërë aktivitetesh me të rinj dhe të reja nëpër gjithë territorin e vendit.

Të ngjashme