Sport
Rikuperimi Sergio Rico: e pabesueshme çfarë ka ndodhur në 19 ditët e komës
Demokracia
22:56 | 08 Korrik 2023

Share:

Pak ditë më parë mbërriti lajmi më i mirë për Sergio Rico-n. 36 ditë pas aksidentit me kalë që vuri në rrezik serioz jetën e portierit, spanjolli doli nga spitali dhe tashmë do të vazhdojë procesin e rikuperimit me specialistë.

Në pritje për të kuptuar se cili do të jetë fati i karrierës së tij, The Athletic ka zbuluar atë që ka qenë një rikuperim i portierit, i cili ishte vërtet pranë vdekjes në muajin e kaluar në spital.

Rico ishte në koma për nëntëmbëdhjetë ditë pasi pësoi një dëmtim në kokë pas një rënie nga kal, duke mbetur tridhjetegjashtë ditë në kujdes intensiv.

Në këtë periudhë kohore portieri ka humbur nëntëmbëdhjetë kilogramë, duke humbur gjithashtu 30% të masës muskulore. Një rikthim në fushë për momentin duket i përjashtuar, por lajmi më i mirë për Ricon dhe familjen e tij është se kanë lënë pas aksidentin e tmerrshëm.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024