Lajme
Rikthehet çështja e reformës zgjedhore, Konjufca takon përfaqësuesit e partive politike
Demokracia
14:58 | 13 Prill 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se kanë mbajtur takim konstitutiv për formimin  e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.

Konjufca në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook shkruan se partitë politike u pajtuan për formulën e përbashkët të komisionit.

Lexoni të plotë njoftimin e Konjufcës:

Sot, më datën 13 prill 2022 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt një takim konstitutiv për formimin  e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.

Në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit.

Pas një pune intensive dhe takimeve të shumta, partitë politike u pajtuan për formulën e përbashkët të komisionit

U përmend gjithashtu që krahas këtij komisioni të themelohet edhe Grupi Këshillëdhënës i cili do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës që janë marrë me reformën zgjedhore, BE-së, OSBE-së.

Mbetemi të përkushtuar të kontribuojmë për një reformë të mirëfilltë zgjedhore në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme