ShowBiz
Rihanna bën ndryshimin e pazakontë pas 10 vitesh
Demokracia
22:05 | 24 Prill 2024

Share:

Rihanna ka ndryshuar foton e saj të profilit në Instagram pas 10 vitesh. Javën që shkoi, fotoja karikaturë e pagëzuar si Avi, që këngëtarja ka pasur të vendosur në profil prej 10 vitesh, u zëvendësua me një dorë të vizatuar që mban një nga produktet e Fenty.

Nuk dihet akoma pse ka ardhur ky ndryshim, por pritet të zbulohet në vazhdim, megjithëse shumica dyshon se është për qëllime marketingu.

Fansat kanë reaguar në X për këtë detaj, duke shkruar komente të tipit: “Ngushëllime për humbjen e Avi-t. Kujtimi yt do mbetet i paharrueshëm”.

“E ke seriozisht”, shkruan një tjetër. Por ka edhe nga ata që mendojnë se pas këtij momenti nuk do ketë më muzikë nga Rihanna. “Tani me siguri s’do ketë më këngë nga Rihanna”, shkruan një i tretë. Një i katërt shkruan se nuk di çfarë duhet të bëjë me tatuazhin që ka bërë frymëzuar nga foto e profilit të këngëtares.

Më herët gjatë këtij viti, Rihanna ka vendosur si imazh të zbutësit të buzëve uniseks Fenty Beauty partnerin e saj A$AP Rocky, duke treguar se po i përkushtohet përherë e më tepër biznesit dhe familjes së saj.

Të ngjashme