Sport
Rifillon ndeshja finale e Superkupës mes Prishtinës dhe Trepçës
Demokracia
17:57 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Dueli Sigal Prishtina po përballet me Trepçën, në kuadër të finales së Superkupës.

Ndeshja ka filluar ora 17:00 dhe po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Ndeshja u ndërprerë në çerekun e dytë për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në parket.

LAJMI I FUNDIT | Hedhje e mjeteve shpërthyese në parket, ndërpritet për pak çaste finalja e Superkupës

Loja është ndërprerë në çerekun e dytë, teksa Prishtina ishte duke prirë me gjashtë pikë epërsi, 18-12.

Ndeshja ka rifilluar derisa vëzhguesi i takimit ka paralajmëruar së nëse vazhdon hedhja e gjësendeve në parket, do të zbrazet salla.

Prishtina në finale erdhi pas fitores ndaj Golden Eagle Yllit, derisa Trepça pasi e mposhti Bashkimin./Demokracia.com/

Të ngjashme