Sport
LAJMI I FUNDIT | Hedhje e mjeteve shpërthyese në parket, ndërpritet për pak çaste finalja e Superkupës
Demokracia
17:43 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Është ndërprerë për pak çaste finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Prishtinës dhe Trepçës.

Për shkak të hedhjeve të shumta të mjeteve shpërthyese në parket nga tifozët, basketbollistët e dy skuadrave u larguan nga fusha drejt dhomave të zhveshjes, teksa gjyqtari kryesor e ndërpreu takimin, raporton Demokracia.com.

Kjo situatë ndodhi gjatë çerekut të parë të lojës. Deri në atë moment, Prishtina po udhëheq 18:12 kundër Trepçës.

Dy tifozeritë “Plisat” dhe “Torcida” janë në palestër në numër të madh duke e përkrahur ekipin e tyre të zemrës./Demokracia.com/

Të ngjashme