Lajme
Kosova ngel përsëri në PISA, del më keq së në 2018 për lexim, shkencë e matematikë
Demokracia
11:59 | 05 Dhjetor 2023

Share:

PISA ka publikuar edhe rezultatet e testimit për vitin 2022. Kosova ka dalë jashtëzakonisht keq, duke u renditur në pjesën e fundit të listës së shteteve, si për matematikë, shkencë e lexim, shkruan Express.

Sa iu për ketë rezultateve në matematikë, Kosova renditet në vendin e shtatë prej fundit të listës, me 355 pikë, apo krahasuar me vitin 2018, 11 pikë më pak.

Në shkencë, Kosova renditet e katërta prej fundit, me 357 pikë, apo tetë pikë më keq sesa në vitin 2018.

Sa i përket leximit, Kosova po ashtu zë fundin e tabelës, me 342 pikë apo 11 pikë më pak se në vitin 2018.

Në vitin 2018, nxënësit kosovarë kishin shënuar në lexim 353 pikë, në matematikë 366 dhe në shkencë 365.

 

Të ngjashme