Lajme
Retkoceri i PDK-së ironizon me lirimin e Berat Lahut: U lirua pas akuzave për Zajednicë e Demarkacion, jo për korrupsion
Demokracia
18:57 | 15 Nëntor 2022

Share:

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka ironizuar me asamblistin e arrestuar të LVV-së, Berat Lahun.

Retkoceri ka thënë se Lahu nuk doli nga burgu pas akuzave për keqpërdorim e korrupsion, por pas atyre për Zajednicë e Demarkacion, duke aluduar kështu në periudhën e shpejtë më të cilën liroheshin nga burgu aktivistët e këtij subjekti politik kur ishin në opozitë.

“Asamblisti i VV-së n’Prishtinë nuk doli nga burgu sot pas akuzave për keqpërodrim e korrupsion! Ai doli nga burgu pas akuzave për Zajdenicë dhe Demarkacion

Pushteti absolut i vetëvendosjes sot ”, ka shkruar Retkoceri.

Në aksionin “Brezovica” të zhvilluar më 21 shtator ishte arrestuar edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte dalë me komunikatë për shtatë personat, të cilët u arrestuan mëngjesin e së mërkurës në aksionin “Brezovica 6”, të njëjtit nga prokuroria ishte thënë se dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme