ShowBiz
Reperja e njohur ndërroi jetë nga mbidoza
Demokracia
19:52 | 03 Janar 2023

Share:

Gangsta Boo ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Ish-anëtarja e “Three 6 Mafia” u gjet e vdekur të dielën pasi vëllau i saj u shtrua në spital nga mbidoza.

Kjo duket të ketë qenë arsyeja edhe për vdekje e artistes. Dyshohet se një substancë e lidhur me fentanil është përgjegjëse për vdekjen e Gangsta Boo, por policia ka nisur një hetim zyrtar.

Një autopsi, pasi të përfundojë, përfundimisht do të zbulojë shkakun zyrtar të vdekjes së saj.

Lola Mitchell, reperja e “Sttay Fly” u gjet e vdekur rreth orës 16:00.

Gangsta Boo performs as the opener for Run the Jewels at the Tabernacle on Saturday, January 21, 2017, in Atlanta. (Photo by Robb Cohen/Invision/AP)

Publicistja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, por ajo e konfirmoi lajmin në Story-n e saj në Instagram me një seri homazhesh, duke përfshirë mesazhin e fundit të drejtpërdrejtë të Gangsta Boo për të.

Të ngjashme