Lajme
Rënia drastike e VV-së, nën 29% | Sondazhi i UNDP-së hesht Kurtin, Konjufcën dhe sekretarin milioner të VV-së, Alim Ramën
Demokracia
11:44 | 26 Maj 2023

Share:

Sondazhi i Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka rënë drastikiht në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka heshtur tre njerëzit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje: Kryetarin, Albin Kurti, nënkryetarin e parë, Glauk Konjufcën dhe Sekretarin e partisë, milionerin Alim Rama.

Sipas sondazhit të UNDP-së, në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit, ku VV-ja mori mbi 50% të votave, vetëm 28,96% e qytetarëve janë shprehur se do të votonin për VV-në në rast të zgjedhjeve parlamentare. Pra, ka një rënie për 22%.

LEXO EDHE: 

Pulsi publik i UNDP-së | VV shënon rënie drastike, PDK e LDK mbeten në pozita të një njëjtë – Lista Guxo s’përmendet fare

Përveç mungesës së reagimit nga Kurti dhe Konjufca, bie në sy edhe heshtja e sekretarit të ri të Vetëvendosjes, Alim Ramës, i cili la KQZ-në për këtë pozitë të rëndësishme partiake.

Organizimi i partisë dhe forcimi i strukturave të saj në degë e nëndegë, siç duket nuk po ka sukses për Vetëvendosjen. Organizimi i ri i kësaj partie ka lënë anash figurat kontribuese për ardhjen në pushtet të saj dhe ankesat e largimet nga kjo parti janë të shpeshta.

E gjithë kjo barrë kaq e madhe, pra organizimi i partisë dhe forcimi i strukturave të saj, i është lënë Sekretarit të ri të VV-së, milionerit, Alim Rama.

Rama, ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetin e tij social, në Facebook, lidhur me rezultatet e sondazhit të UNDP-së.

Reagimi i fundit i tij është një “Like” në statusin plotë shpifje të ish-kolegut të tij në KQZ-së, Sami Kurteshit, i cili ka sulmuar ashpër mediat kosovare pasi kritikuan emërimn e militantes së VV-së, Luljeta Aliut, në Këshillin e Pavarur për Medie. /Demokracia.com/

Të ngjashme