Lajme
Pulsi publik i UNDP-së | VV shënon rënie drastike, PDK e LDK mbeten në pozita të një njëjtë – Lista Guxo s’përmendet fare
Demokracia
22:11 | 25 Maj 2023

Share:

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) e ka publikuar raportin e pulsit publik, ku ka matur edhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në lidhje me partitë politike kosovare.

Pëlqyeshmëria dhe përkrahje e qytetarëve për partitë politike është matur  në nëntor të vitit 2022.

Në pyetjen “A mund të na tregoni cilën parti politike do ta votonit në rast të zgjedhjeve qendrore?”, qytetarët kanë befasuar me përgjigjet e tyre.

Sipas gjetjeve të këtij raporti rënie të konsiderueshme në mbështetje qytetare,  ka shënuar Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti.

Në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit, ku kjo parti mori mbi 50 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, në raportin e UNDP-së, vetëm 28,96 për qind e qytetarëve janë shprehur se do të votonin për VV-në në rast të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas këtij raporti Vetëvendosja e Kurtit ka shënuar rënie për 22 për qind që nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

 

Rënie ka pasur edhe PDK-ja e Memli Krasniqit, pasi ka marrë 13,34 për qind, duke e renditur sërish e dyta, po me një rënia gati 4 për qind nga zgjedhjet e 2021, kur i kishte 17 për qind.

LDK-ja e Lumir Abdixhikut është radhitur e treta, ashtu siç ishte edhe në zgjedhjet e 2021 me 3,19 për qind.

Pas saj vije AAK-ja e Ramush Haradinajt, me 6,73 për qind.

Poshtë pragut edhe me këtë matje mbetet , Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limaj. Kjo parti ka  marrë vetëm 0,87 për qind.

7,57 për qind e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen, ndërsa 11,84 për qind kanë deklaruar se s’do të votonin.

Po ashtu në këtë anketë del se ka rënë edhe kënaqshmëria e qytetarëve me punën e drejtuesve të tri institucioneve qendrore të shtetit.

Rënien më të madhe e ka pasur kryeministri, Albin Kurti. Niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve për Albin Kurtin si kryeministër në majin e vitit 2022 kishte qenë 52.65% ndërsa në nëntor të vitit 2022 ishte 44.93% apo rreth 7.7% më i ulët.

Rënie të kënaqshmërisë për punën e saj e ka pasur presidentja Vjosa Osmani. Niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve për punën e Osmanit në majin e vitit 2022 ishte 58.39% ndërsa në nëntor 2022 ishte 56.84% apo 1.55% më pak.

Rënie të kënaqshmërisë për punën e tij ka pësuar dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.Niveli i kënaqshmërisë për punën e Konjufcës në maj të 2022 ishte 54.44% ndërsa në nëntor të po atij viti ishte 50.86%, rreth 4% rënie.

Të ngjashme