Aktori Regé-Jean Page ka folur lidhur me rastin kur ai u refuzua të luajë rolin kryesor në serialin televiziv Krypton për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.
Burime të shumta sugjeruan se producentët e Krypton, serial i cili është fokuar në historinë e gjyshit të Superman, ishin të pasionuar për të bërë një përzgjedhje aktorësh jo tradicionale, transmeton Demokracia.com
Kjo bëri që Page të paraqitej për audicionin mirëpo u kundërshtua nga Geoff Johns, një nga bashkëthemeluesit e DC Films, i cili tha se Superman ‘nuk mund të ketë një gjysh me ngjyrë”.
Page shkroi në tëeet në të cilin tha “Të dëgjoj prap këto fjalë më lëndon në të njëjtën masë, sa edhe kur ndodhi ngjarja. Sqarimet e tyre pothuasje më lënduan, mirëpo unë vazhdoj të punoj dhe të jem i suksesshëm”./Demokracia.com