Lajme
‘Referendumi’ i 21 prillit, 33 shkolla refuzojnë mbajtjen e votimit në veri
Demokracia
17:22 | 17 Prill 2024

Share:

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj, ka bërë me dije se 33 shkolla në veri të vendit kanë refuzuar mbajtjen e ‘referendumit’ më 21 prillit, ku do të votohet për largimin ose jo të katër kryetarëve të veriut.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ai ka treguar se cilët drejtorë po refuzojnë të ofrojnë qasje në objektet e tyre për ditën e votimit.

Sipas tij, nga 18 qendra të votimit në Leposaviq, vetëm tre prej tyre janë të qasshme.

15 të tjera, drejtorët kanë refuzuar t’i japin për përdorim për procesin e votimit”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka treguar numrin e shkollave që kanë refuzuar të shërbejnë si qendra votimit me 21 prill.

Në komunën e Zubin Potokut, nga 12 qendra të votimit të miratuara, dy pre tyre janë të qasshme, por 10 të tjerat drejtorët e shkollave kane refuzuar t’i japin për përdorim. Në komunën e Zveçanit, nga gjashtë qendra të votimit të miratuara, dy prej tyre janë të qasshme dhe katër të tjera kanë refuzuar. Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut janë shtatë qendra, tri prej tyre janë të qasshme, ndërsa katër të tjera kanë refuzuar”, është shprehur Ahmetaj.

Ai ka treguar se Sekretariati i KQZ është duke punuar për gjetjen e lokacioneve alternative, të cilat do të shërbenin për votim më 21 prill.

Të ngjashme