Lifestyle
Recetë për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm
Demokracia
12:43 | 13 Qershor 2021

Share:

Harrojeni ujin e orizit, i cili u shndërrua në senzacion në TikTok duke bërë mijëra vajza të aplikojnë këtë ujë në flokë edhe pse kundërmonte.

Demokracia.com po ju sjell një recetë shumë më të lehtë e cila është shpëtim për flokët.

Gjithë çfarë ju duhet është rozmarinë dhe ujë.

Merreni një enë të thellë mbusheni me 1 litër ujë dhe vendosni dy rrënjë rozmarinë.

Vendoseni në zjarr, të zihet për 25 minuta dhe pastaj lëreni të ftohet për një orë.

Përdorimi: Pasi t’i lani flokët si zakonisht me shampoo dhe kondicioner, vendoseni ujin e rozmarinës në flokë dhe masazhojeni skalpin. Mund ta përsërisni sa herë të doni pasi nuk ka asnjë efekt anësor.

Nëse e përdorni këtë recetë ju do të habiteni me rezultatin dhe të gjithë do të ju kenë zili për flokë. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lifestyle • 26 Prill 2024