Lajme
Realizohet fluturimi i parë transatlantik i fuqizuar tërësisht nga biokarburantet
Demokracia
23:35 | 29 Nëntor 2023

Share:

Fluturimi i parë transatlantik në botë i fuqizuar tërësisht nga biokarburantet zgjati shtatë orë e njëzet minuta në aeroportin JFK në New York.

Çka shërben si një pamje paraprake e asaj që do të ndodhë në vitet e ardhshme me futjen e rregullave të reja për reduktimin e emetimeve në Evropë.

Boeing 787 i Virgin Atlantic, një nga transportuesit kryesorë britanikë, u ngrit nga aeroporti Heathrow i Londrës në orën 11:49 me orën lokale me kodin special VS100 për të treguar praninë e 100 për qind të karburant të qëndrueshëm të aviacionit.

Për të përgatitur fluturimin special, kompania e themeluar nga Richard Branson duhej të kërkonte dhe të merrte dritën jeshile nga Autoriteti Britanik i Aviacionit Civil (CAA). Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit në fakt lejon fluturimet me një maksimum 50 për qind biokarburant.

Të prodhuara nga vajrat e mbeturinave, mbetjet e drurit ose algat, karburantet e qëndrueshme të aviacionit mund të reduktojnë emetimet e dioksidit të karbonit në aviacion me 60-80 për qind.

Por sot prodhimi i tyre është shumë i kufizuar dhe i shtrenjtë.

Sasia e biokarburanteve të prodhuara në botë plotëson vetëm 0.1 për qind të kërkesës së përgjithshme.

Në vitin 2022, 300 milionë litra biokarburant u prodhuan nga impiantet, ndërsa në vitin 2028 prodhimi duhet të rritet në të paktën 69 miliardë litra.

Sakaq, kostoja është një problem tjetër: aktualisht kushton 2-3 herë më shumë se vajguri klasik.

Por ky tranzicion rrezikon t’u kushtojë shumë edhe pasagjerëve.

Pa stimuj publikë për sektorin, ligji për karburantet e gjelbra për aviacionin është i destinuar të rrisë koston e biletave të linjës ajrore në Evropë që në vitin 2025 dhe deri në 30 euro çdo drejtim nga viti 2035.

Të ngjashme